No menu items!

Ndërtimi i rrugës Podujevë-Prishtinë, zgjidhen problemet me shpronësimin

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, deklaroi sot se kanë marrë deklaratën për disponueshmërinë e mjeteve nga ministri i Financave, Hekuran Murati lidhur me projektin e rrugës Podujevë-Prishtinë.

Ai gjatë konferencës për media potencoi se problemet me çështjen e shpronësimit që i kanë pasur për këtë segment rrugor tashmë janë zgjidhur.

“Pra jo më vetëm pjesa e rrugës nga Lluzhani e deri në Podujevë, po edhe pjesa e rrugës nga Lluzhani deri në hyrje të Prishtinës, respektivisht në fshatin Bërnicë”, tha ai.

Aliu u shpreh se i tërë segmenti do të jetë pesë llote, 16 km nga Lluzhani deri në Bërnicë do të jetë e ndarë në katër llote dhe shtoi se lloti i pestë është përfundimi i rrugës nga Lluzhani deri në Poduejvë, që përbën segmentin prej 9 kilometrash. /Kp/Telegrafi/

Liburn Aliu tregon se për sa do të kryhet rruga Podujevë- Prishtinë 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.