No menu items!

Ndryshon data për finalen e Kupës së Kosovës mes Prishtinës dhe Llapit

FFK ka njoftuar për datën se kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës.

Prishtina do të jetë nikoqir i Llapit për finalen që luhet më 22 maj në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe Llapi përmes një njoftimi në llogarinë e tyre zyrtare në Facebook.

Finalja e Kupës së Kosovës, FC Prishtina – KF Llapi zhvillohet më 22 maj! Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar sot se data e finales së Kupës së Kosovës është ndryshuar sërish”, thuhet fillimisht nga klubi llapjan.

“Ndeshja ndërmjet FC Prishtina dhe KF Llapi do të luhet më 22 maj 2025 (e enjte) në ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë”.

“Ky ndryshim vjen për shkak të zhvillimit të finales së UEFA Europa League, e cila do të luhet më 21 maj”.

Nga shorti i hedhur ditë më parë në selinë e FFK-së, është përcaktuar që KF Llapi të jetë skuadër mysafire”.

“Tifozët tanë “Ultras Legjendat” do të jenë të vendosur në sektorin Veri të stadiumit”.

“Biletat pritet të dalin nesër pasdite në shitje përmes platformës online të FFK-së. Çmimet dhe detaje të tjera do të bëhen publike në momentin e publikimit të tyre nga FFK”, përfundon njoftimi i Llapit. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.