No menu items!

Në 27 vjetorin e Betejës së Gllogjanit, të hënën shënohet Epopeja e Dukagjinit

27 vite më parë Ushtria Çlirimtare e Kosovës në Gllogjan ka zhvilluar njërën nga betejat më të ashpra me ushtrinë serbe.

Kjo ngjarje ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit. E për nder të kësaj dite, të hënën do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit dhe fillimit të sulmeve të NATO-s.

Manifestimi fillon me homazhe nga ora 11:00 te varrezat e dëshmorëve në Gllogjan, pastaj në ora 12:00 manifestimi qendror dhe nga ora 13:00 programi artistik.

Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.

Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.