No menu items!

Në dy raste të ndryshme policia në Vushtrri konfiskojnë dy armë

Në 24 orët e fundit, njësitet policore në Vushtrri kanë konfiskuar dy armë zjarri.
Një armë është konfiskuar ku gjatë kontrollit të një shtëpie në lidhje me një rast tjetër ishte gjetur një armë e llojit AK-47 dhe një karikator me (31) fishekë.

Ndërsa një armë tjetër është konfiskuar pasi ishte ndaluar një automjet dhe gjatë kontrollit të detajuar në automjetin e të dyshuarit është gjetur një pistoletë, një karikator me (8) fishekë. Gjithashtu është gjetur edhe një gëzhojë qe i përkiste asaj arme.

Tre persona të dyshuar janë arrestuar në lidhje me këto dy raste dhe pas procedurës se intervistimit, me urdhër te prokurorit janë liruar ne procedurë të rregullt ndërsa armët dhe municioni janë konfiskuar dhe proceduar si prova materiale. Ndaj personave të dyshuar janë iniciuar rastet për veprat penale: ,,Mbajtje në pronësi, kontroll të paautorizuar të armës’ dhe ,,Përdorim i armës”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.