Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se është ekzekutuar pagesa prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat.
Sipas njoftimit, këto pagesa u takojnë përfituesve që i kanë plotësuar kriteret për mbështetjen e njëhershme, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0. Ministria ka theksuar se mjetet tashmë janë transferuar përmes Thesarit të Kosovës, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët/Raporto24/
.


