No menu items!

Në muzeun e Los Angeles shfaqet filmi për krimet e Hamasit në Izrael, mbështetësit propalestinezë dhe ata proizraelitë përleshen në rrugë

Në muzeun e tolerancës në Los Angeles, u shfaq një film me krimet e kryera nga Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit.

E para muzeut ka ndodhur një përleshje masive mes demonstruesve pro-izraelitë dhe atyre pro-palestinezë, transmeton Telegrafi.

Siç raporton Times of Israel, shfaqja e filmit ishte organizuar nga aktorja amerikane Gal Gadot që ka prejardhje izraelite.

ABC News raporton se Gadot nuk ka marrë pjesë në këtë ngjarje, kurse shfaqja e filmit prej 47 minutash që u realizua nga zyra për marrëdhënie me publikun e IDF-së izraelite, ishte planifikuar të shfaqet në New York.

E pavarësisht se kishte masa të rrepta të sigurisë dhe ishin rritur akoma më shumë nga frika se mund të ndodhë ndonjë ekses, kjo nuk i ndali mbështetësit pro-izraelitë dhe ata propalestinezë të përleshen.

Në video të ndryshme amatore, shihet rrahja masive në rrugët e Los Angeles, ku nuk u kursyen asnjëra palë – duke shfryrë tërë mllefin. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.