Një praktikë jo e mirë me ndezjen e zjarreve në ara, po shkakton rrezik të përgjithshëm.
Persona të papërgjegjshëm janë duke vazhduar me të njëjtën praktikë edhe këtë vit.
Raste të tilla ka mjaftë shpesh në komunën e Podujevës, e një gjë e tillë ka ndodhur pikërisht sonte në Shtedim të Podujevës, shkruan Raporto24.
Qyteatrët përveç faktit se janë ankuar për ndotjen e ajrit, kanë theksuar se veprimet e tilla po shkaktojnë edhe rrezik, sidomos në rastet kur zjarret po janë në afërsi të shtëpive.