No menu items!

Në vetëm tetë orë, ra shi sa për një vit – pamje të përmbytjeve shkatërruese në juglindje të Spanjës

Numri i të vdekurve vazhdon të rritet me të paktën 51 persona dihet se kanë vdekur deri më tani, pasi shiu i rrëmbyeshëm shkaktoi përmbytje shkatërruese në juglindje të Spanjës.

Pamjet e ngarkuara në mediat sociale tregojnë përmbytjet që kanë shkaktuar kaos, duke rrëzuar ura dhe “zvarritur” makinat nëpër rrugë, përcjell Telegrafi

Në qytetin Chiva pranë Valencias, “në vetëm tetë orë ra shi sa për një vit” dhe zyrtarët lokalë thonë se është “e pamundur” të vendoset një shifër përfundimtare për numrin e njerëzve që kanë humbur jetën.

Ndërkohë bëhet e ditur se më shumë se 1000 trupa janë duke u vendosur për të ndihmuar me operacionin e shpëtimit, pasi shumë njerëz mbeten të pagjetur.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.