Gjatë ligjëratës së së premtes në Xhaminë e Bashkësisë Islame, imami ka komentuar arrestimin e një personi të dyshuar për spiunazh në shërbim të BIA-s serbe. Bëhet fjalë për Hysri Selimin, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me shërbimet serbe me qëllim njollosjen e fesë islame dhe destabilizimin e institucioneve shtetërore,Raporton Raporto24
Imami ka theksuar se veprimet e tilla përbëjnë jo vetëm një tradhti ndaj shtetit, por edhe një sulm të hapur ndaj komunitetit fetar mysliman.
“Ky person ka punuar për ta dëmtuar imazhin e fesë islame dhe për të krijuar ndasi në shoqëri. Përgëzojmë institucionet e sigurisë për veprimin e shpejtë dhe profesional,” – deklaroi hoxha para besimtarëve.
Arrestimi i Selimit është konfirmuar edhe nga burime zyrtare të sigurisë, ndërsa hetimet pritet të zbardhin lidhjet dhe qëllimet konkrete të aktivitetit të tij./Raporto24