No menu items!

Nëna e 11-vjeçarit të plagosur: I dyshuari gjuajti me armë në asfalt, plumbi goditi fëmiun tim

Dy të rinj serbë janë plagosur pasditen e djeshme me armë zjarri në Shtërpcë ku u lënduan një 11 dhe 21 vjeçar. Të dy më pas iu nënshtruan një operimi dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Për këtë akt është arrestuar një i dyshuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Nëna e 11 -vjeçarit që u plagos dje në Shtërpcë ka rrëfyer se si ka ndodhur ngjarja. Ajo ka thënë se ka dëgjuar se i dyshuari ka gjuajtur në asfalt me armë, teksa plumbi ka goditur fëmiun e saj.

“Faleminderit zotit, si ka mundësi, janë mirë, as unë nuk e di se çfarë ka ndodhur, më kanë thënë vetëm se është plagosur, nuk dija si, çfarë… Rruga ishte e bllokuar, mezi dolëm.. Tashmë plaga është riparuar. Siç kam dëgjuar, fëmijët po bënin fotografi, të veshur me pemën e Krishtlindjes për natën e Krishtlindjes, ai burrë erdhi dhe qëlloi në asfalt rrugës, dhe plumbi ra me rikoshet në fëmiun im”, tha Zorica Stojanoviq,, nëna e djalit të plagosur.

Per me shumë shih linkun:

https://sinjali.com/nena-e-11-vjecarit-te-plagosur-i-dyshuari-gjuajti-me-arme-ne-asfalt-plumbi-goditi-femiun-tim/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.