Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu ka shkuar për vizitë tek nëna e ish- presidentit Hashim Thaçi.
Musliu, ka bërë me dije se shkas i kësaj vizite është ditëlindja e 84 e nënës së Hashim Thaçit, shkruan IndeksOnline.
“Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme”, ka shkruar mes tjerash ajo.
Statusi i saj i plotë:
Sot e ka ditëlindjen kjo NËNË e madhe! Nëna e Presidentit Thaçi, sot mbushe 84 vjet, nga zemra i urojmë shendet te plote e pleqeri te rehatshme.
Urime!
Nenat shqiptare asnjeher nuk u dorzuan, qendruan te forta ne çdo sfide dhe na dhane kurajo per te punuar me dinjitet.