Kris Jenner, nëna e fëmijëve të familjes Kardashian-Jenner, i la shumicën e ndjekësve të saj në shok.
Stilistja e flokëve Chris Appleton publikoi fotot e saj të reja, të cilat shkaktuan reagime të shumta, transmeton Indeksonline.
Në njërën nga fotot, Kris ka veshur një fustan të zi prej kadifeje dhe flokët i ka mbledhur topuz.
Në të dytin, ajo i ka flokët e lëshuara prapa dhe në të tretin, flokë paksa të valëzuar.
Në të gjitha fotot, fytyra e saj është në plan të parë dhe, duke gjykuar nga komentet, shumë veta besojnë se ajo e teproi me procedurat kozmetike.
“Flokët e saj duken shkëlqyeshëm, por ndoshta duhet të rrallojë operacionet dhe filtrat”, “Ajo padyshim shkoi te i njëjti kirurg si Lindsay Lohan”, “Mendoj se është tragjike kur një grua në moshën e saj përpiqet të duket sikur është përsëri 20 vjeç”, “Nuk më pëlqejnë implantet në faqet e saj”, “Ajo duket sikur ka bërë transplant fytyre”, “Shumë operacione plastike, botoks, mbushës e kështu me radhë… Ajo duket fallco”, ishin disa nga komentet./Indeksonline/