No menu items!

Nëna që priti kthimin e djalit nga ushtria, por mori një arkivol të mbyllur – Historia e dhimbjes së Sherife Hysenit nga Podujeva

Në foton prekëse të shkrepur pranë varreve të dëshmorëve, shfaqet Sherife Hyseni – nëna e ushtarit Tafil Zahir Hyseni nga fshati Katunisht komuna e Podujevë. Ajo ndërroi jetë në vitin 2023, duke lënë pas një histori të rrallë dhimbjeje e durimi shkruan Raporto24

FOTO: Blerim Uka  05 Maj 2018 Varrezat e Dëshmorve në Penuhë, Podujevë

Më 1985, djali i saj, Tafil Hyseni, humbi jetën në rrethana të dyshimta gjatë shërbimit ushtarak në Armatën Popullore të Jugosllavisë (APJ). Si shumë të rinj shqiptarë të asaj kohe, ai u dërgua në ushtri por u kthye si një kufomë në një arkivol të mbyllur, të cilin familjes nuk iu lejua ta hapë. Ushtria jugosllave deklaroi se ai kishte kryer vetëvrasje, por sipas familjes dhe shumë dëshmive, Tafil Hyseni u vra pas torturave të sigurimit ushtarak.

Sherifeja kurrë nuk e pa trupin e të birit. Për dekada me radhë, ajo mbeti simbol i nënave që u sakrifikuan në heshtje, me lot në sy dhe me zemër të thyer nga padrejtësia.

Tafil Zahir Hyseni lindi më 7 maj 1962. Ai ishte ndër 133 ushtarët shqiptarë të vrarë në mënyrë të dyshimtë në ushtrinë jugosllave, sipas monografisë së autorit Qazim Berisha. Rasti i tij është një nga shumë që dëshmojnë për shtypjen dhe dhunën sistematike ndaj shqiptarëve në atë kohë.

Sot, më 5 maj, në Ditën e Dëshmorëve të Kombit, kujtojmë jo vetëm dëshmorët që ranë në luftë, por edhe ata që u sakrifikuan në paqe – dhe nënat si Sherifeja, që u tretën ngadalë nga malli për bijtë e tyre/Raporto24.com/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.