No menu items!

Nënshkruhet Marrëveshja për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) mes FSK-së dhe EUCOM-it

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në takim Gjeneral Major John Phillips, Drejtor i Komunikimit dhe Kibernetikës në Komandën e Forcave të Shteteve të Bashkuara për Evropë (EUCOM).

Gjatë takimit, Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneralin Phillips për bashkëpunimin korrekt dhe profesional ndërmjet FSK-së dhe EUCOM-it, duke theksuar rëndësinë e thellimit të këtij bashkëpunimi në fushën e sigurisë së informacionit dhe komunikimit, sidomos përballë kërcënimeve nga sulmet kibernetike.

Nga ana e tij, Gjeneral Major Phillips përgëzoi Komandantin Jashari për të arriturat e deritanishme në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së.

Në kuadër të këtij takimi, përmes një ceremonie zyrtare, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), mes Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe Drejtorit të J6 EUCOM, Gjeneral Major John Phillips.

Kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë, pasi mundëson shkëmbimin e informacioneve të sigurta dhe të kriptuara, si dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar të mbrojtjes nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Marrëdhëniet ndërmjet FSK-së dhe aleatëve strategjikë vazhdojnë të jenë thelbësore për fuqizimin dhe zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve mbrojtëse të saj. EUCOM, si një partner kyç, do të vazhdojë të luajë rol të rëndësishëm në këtë proces./Raporto24

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.