No menu items!

“Nëse jo në tavolinë, atëherë me luftë!”, kërcënimi i hapur i Serbisë – a po vihet në rrezik kufiri i Kosovës!?

Serbia si gjithnjë po vazhdon me provokimet e saj të vazhdueshme ndaj Kosovës dhe shteteve të rajonit.

Ajo këtë radhë, zgjodhi ministrin e Punëve të Brendshme, Aleksandër Vulin për ta lansuar provokimin e radhës.

Vulin me rikthimin e idesë për “Botën serb”, goditi në një pikë të ndjeshme të gjitha shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, ku natyrisht që reagimet ishin të menjëhershme dhe e kundërshtuan fuqishëm këtë ide.

Analisti politik nga Gjermani, Idriz Zeqiraj në një prononcim për gazetën “Bota sot” idenë e Aleksandër Vulinit për “Botën serbe” e vlerësoi si kërcënim të drejtpërdrejtë për Kosovës.

Sipas tij, “Bota serbe” është një paralajmërim i Serbisë që në rast se nuk i realizojnë synimet pushtuese në paqe, në tavolinë, atëherë i realizojmë me luftë!

“Ideja çmendurake e ministrit të Brendshëm serb, Aleksandër Vulin, e lansuar, më saktë, e bagluar, pas takimit të dështuar, për fajin e palës serbe, Kurti-Vuçiq, është një provokim dhe kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën. “Bota serbe”, që nënkupton “bashkimin e serbëve në një shtet të vetëm”, i paralajmëron shqiptarët se, “nëse nuk i realizojmë synimet tona pushtuese në paqe, në tavolinë, atëherë i realizojmë me luftë!””, deklaroi analisti.

Megjithatë, Zeqiraj u shpreh se duke ditur se mbrojtja e kufirit Kosovë-Serbi, garantohet nga KFOR-I, atëherë niveli i rrezikshmërisë nga Serbia është i ulët.

“Realisht, më shumë se mundësi, kjo është një ide naive, megallomane e trutharit Vulin. Sipas marrëveshjes ndërkombëtare, FSK (Forca e Sigurisë të Kosovës), bëhet ushtri e mirëfilltë pas 10 (dhjetë) vitesh, nga data e krijimit të saj. Deri atëherë, mbrojtja e kufirit Kosovë-Serbi, garantohet nga KFOR-i. Rrjedhimisht, nuk mund të këtë rrezikshmëri të afërt nga fqinji i pabesë serb. Sepse e ka provuar disfatën e turpshme tej dy dekada më pare”, theksoi ai.

Mirëpo, krahas kësaj analisti nga Gjermani kërkoi nga institucionet e Kosovës të jenë të gatshme për të papriturat e mundshme, pasi Veriu i Mitrovicës është ‘fuqi baruti’.

Po ashtu, Zeqiraj paralajmëroi se realizimi i ëndrrës çmendurake për Serbinë e Madhe do të ishte varr për popujt ballkanik.

“Sidoqoftë, Kosova duhet të jetë vigjilente, syçelë dhe në gatishmëri, për të papriturat e mundshme. Veriu i Mitrovicës, i anashkaluar, qëllimshëm, dhe me pazaret e dyshimta serbo-franceze dhe Thaçi, si argat i tyre, mbetet gjithëherë fuqi baruti. Filmimet, regjistrimet premtuese mashtruese e demagogjike, të Hashim Thaçit, te Ura e Ibrit, dy dekada më parë, janë dëshmi e tradhtisë së madhe, të cilën vazhdon ta vuajë populli i Kosovës.

Funksionimi i kësaj ideje, pra, i “Bota serbe”, e proklamuar me bujë e pompë, nga kryepolici serb Vulin, do të ishte realizimi i ëndrrës çmendurake serbe, për Serbinë e Madhe dhe varr i popujve ballkanikë”, nënvizoi analisti.

Në fund, ai zbuloi edhe pretendimet e shtetit serb, për territoret e të gjitha shteteve fqinje, pa përjashtime.

Por, ai i vlerësoi lartë reagimet e shteteve të rajonit ndaj idesë së Vulinit për “Botën serbe”

“Ndërkohë, Serbia, me strategjinë e bashkimit të serbëve, në një shtet, së fundi, bënë sondazhin-provokues, për të parë reagimin e popujve ballkanikë, sa janë të gatshëm, për t`u përballur me agresorin e dëshmuar – Serbinë fashizoide, kur dihet se ajo po merr rolin e xhandarit rus në Ballkan. Tashmë, dihet që Serbia ka pretendime për territore, madje, në të gjitha shtetet fqinje, pa përjashtim. Andaj, reagimi i këtyre shteteve ishte i menjëhershëm dhe dënuan fuqishëm idenë “Bota serbe”, të ministrit Vulin, nxënës besnik i kriminelit Millosheviç!

Poeti-hero, çek, Julius Fuçik, para togës pushkatare naziste, thërriste: “Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!””, përmbylli Idriz Zeqiraj.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.