No menu items!

Nëse po përballeni me problemin tipik të dimrit, duhet të provoni që tani avullin e kësaj erze

Përveç rolit që luajnë në përmirësimin e shijes së gatimeve të ndryshme, gjethet e dafinës përmbajnë shumë vlera të dobishme për shëndetin, si për shembull veti antiseptike, antikancerogjene dhe antioksidantë. Janë po ashtu një burim i rëndësishëm i vitaminës A, B dhe C dhe acidit folik. Nuk është për t’u nënvlerësuar edhe përmbajtja e mineraleve qe ato përmbajnë si kaliumi, bakri, kalciumi, mangani, hekuri, seleni, zinku dhe magnezi.

Gjethet e dafinës gjejnë përdorim të gjerë në mjekësinë popullore, por krahas përdorimeve për shëndetin e stomakut, flokëve, inflamacionit, zemrës e diabetit, gjethet e dafinës janë ilaçi më i mirë natyral kundër të ftohurës. Vendosni një tenxhere me 1 litër ujë në zjarr që të vlojë bashkë 4-5 gjethe dafine. Lëreni derisa të nisë të vlojë.

Më pas, largojeni nga zjarri dhe teksa është duke nxjerrë avull vendosni fytyrën aty duke mbajtur një peshqir sipër kokës dhe duke mbuluar pjesën e tenxheres në mënyrë që të mos dalë avulli. Qëndroni për disa minuta sa të rezistoni ndaj avullit të ngrohtë e më pas provojeni sërish.

Nëse nuhasni avullin e gjetheve të ziera të dafinës do të ndiheni më mirë. Avulli do të zbusë sekrecionet dhe shkatërrojë bakteret e bllokuara në aparatin e frymëmarrjes. Këtë trajtim mund ta përdorni dy-tre herë në ditë për të patur një efekt sa më të plotë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.