No menu items!

“Nëse s’e ndihmojmë Ukrainën, duhet të fillojmë të mësojmë rusisht”, Kallas i bën jehonë paralajmërimit të Ruttes

Nëse nuk e ndihmojmë më tej Ukrainën, duhet të fillojmë të mësojmë rusisht”, ka thënë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, duke i bërë jehonë paralajmërimit të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

“Lidhur me Ukrainën, Bashkimi Europian po bën pjesën e vet edhe këtu, jo vetëm sepse Ukraina është vija e parë e mbrojtjes së Europës. Ne e dimë që Rusia i përgjigjet forcës dhe asgjëje tjetër”.

Ajo thekson rëndësinë e paketës së 18-të të sanksioneve të propozuara nga BE, duke thënë se “çdo sanksion dobëson aftësinë e Rusisë për të luftuar”.

Por ajo përfundon me një paralajmërim përsëri:

“Ne duhet të bëjmë më shumë për Ukrainën, edhe për sigurinë tonë. Për të cituar mikun tim, sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte: nëse nuk e ndihmojmë më tej Ukrainën, të gjithë duhet të fillojmë të mësojmë rusisht. Sa më e fortë të jetë Ukraina në fushën e betejës sot, aq më e fortë do të jetë ajo rreth tryezës së negociatave kur Rusia më në fund të jetë gati të flasë”./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.