No menu items!

Nesër lini xhaketat në shtëpi, ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Prishtina Weather ka publikuar parashikimin e motit për pesë ditët në vijim.

Ky është parashikimi i plotë:

Mot i ngrohtë ditën e enjte.  Reshje kalimtare shiu të premten.  Javën e ardhshme përkeqësim i motit me të reshura shiu kohëpaskohe.

12.04.2023 – Ditën e enjte mot i ngrohtë do të mbretërojë në vendin tonë dhe kryesisht me diell.  Të premten po priten të reshura kalimtare shiu dhe rënie e temperaturave.

Riga lokale shiu po  parashihen për ditën e shtunë, e nga e diela përkeqësim i motit me të reshura shiu kohëpaskohe që vazhdojnë edhe në fillim të javës vijuese.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht me indeks në vlera të pranueshme dhe të mira.  Orëve të mbrëmjes në kushte qetësie ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve e vlerat e çastit të kalojnë në të dobëta apo pashëndetshme.

13.04 – Ngrohtë e intervale më të gjata me diell.  Pasdite do të ketë edhe vranësira kalimtare.

14.04 – Rrebeshe shiu përfshinë vendin orëve të mëngjesit dhe mesditës.  Pasdite me kthjellime e erë.

15.04 – Vranësira e intervale me diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

15.04 – Vranësira e intervale me diell.  Pasdite mundësi për riga lokale shiu.

16.04 – Vranësira të ndryshueshme e intervale me diell.  Pasdite më vonë priten edhe rrebeshe shiu, me ndonjë bubullimë.

17.04 – Kryesisht me vranësira e kohëpaskohe me reshje shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullima.

Temperaturat pas të enjtes pësojnë rënie të lehtë përreth vlerave mesatare.  Minimalet luhaten ndërmjet 2C e 7C, ndërsa maksimalet nga 19C, të enjte, zbresin në 14C e 15C ditëve të fundjavës.

Erërat frynë mesatare dhe të fuqishme 5-15m/s, nga krahu jugor, ditën e premtë me hove edhe deri në 18m/s.  Nga dita e diel ndryshojnë drejtimin në verilindore.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale edhe nën vlera normale në pjesën e dytë të javës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.