No menu items!

Nesër vazhdimi i seancës, Dehari: S’ka konsultime me partitë, Haxhiu mbetet kandidate e VV për kryetare të Kuvendit

Nesër (e premte) në orën 10:00 do të vazhdojë seanca Konstituive e Kuvendit të Kosovës, kurse Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr dorë nga emri i Albulena Haxhiut, si e propozuar për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

“Nuk ka ndërruar emri”, tha kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari.

Dehari po ashtu tha se nuk ka thirrur asnjë takim konsultativ me partitë politike para vazhdimit të seancës konstituive, e caktuar për të premten në ora 10:00.

Jo, e kemi kryer takimin konsultativ, tash do të vazhdojmë me mbledhjen, siç është në plan”, tha Dehari, për REL.

Partitë politike kishin mbajtur një takim konsultativ para se të fillonte seanca konstituive të mërkurën, por në këtë takim nuk ishte arritur një marrëveshje politike se si të zhbllokohet procesi për përmbylljen e konstituimit të legjislaturës së nëntë, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në seancën e së mërkurës, Albulena Haxhiu nga LVV-ja, nuk arriti për herë të tretë që t’i sigurojë 61 vota për postin e kryeparlamentares.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), votuan kundër zgjedhjes së Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate abstenuan.

PDK-ja dhe AAK-ja po i kërkojnë LVV-së ta ndërrojë kandidaten duke e konsideruar Haxhiun si figurë jounifikuese.

Të premten është tentimi i gjashtë për ta përmbyllur konstituimin e Kuvendit, që nisi më 15 prill.

Sipas Rregullores së Kuvendit, seanca konstituive mund të vazhdojë jo më larg se 48 orë nga ndërprerja, pa kufizime se sa vazhdime mund t’i ketë.

Kuvendi konsiderohet i konstituar vetëm pasi të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.