No menu items!

Nga 0 në 100 km/h për 3 sekonda, Biden provon vetë “bishën” elektrike

Presidenti Joe Biden testoi si një amerikan i vërtetë fuqinë e makinës së re me motor elektrik Hummer, gjatë një vizite në fabrikën e kompanisë në Detroit.

Biden bëri një xhiro me makinën e fuqishme, duke shëtitur në oborrin e fabrikës, ndërsa në një moment i dha gaz mjetit duke provuar shpejtësinë dhe fuqinë e tij. Edhe pse është e ndërtuar vetëm me motor elektrik dhe funksionon me bateri, makina e re Hummer, arrin për vetëm 3 sekonda shpejtësinë nga 0 në 100 km/h.

A do të vijë kush mbrapa? Apo doni në çati? Kjo makinë është krejt tjetër gjë”, u dëgjua Biden të thoshte para gazetarëve pasi u ul në timon.

Hummer njihet si marka e makinave të mëdha e të fuqishme, por po kërkon të futet edhe në tregun e makinave ekologjike. Makina e re punon me një motor 350 kilovat në gjendje të përshkojë një distancë prej rreth 160 kilometrash me vetëm 10 minuta karikim.

 

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.