No menu items!

Nga BE-ja tregojnë pse Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallas, do të qëndrojë në Tiranë më 8 prill.

Lidhur me vizitën e saj në Ballkanin Perëndimor, zëdhënësja  e BE-së, Anitta Hipper, ka treguar pse Kaja Kallas nuk do ta vizitojë Kosovën e as Serbinë.

Në përgjigjen e saj thuhet se Kallas për shkak të kufizimeve kohore, nuk mund të vizitojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përfaqësuesja e Lartë e Politikës së Jashtme të BE-së mbetet plotësisht e përkushtuar për të gjithë rajonin dhe vizitat e ardhshme në vendet e tjera tashmë janë duke u planifikuar”, tha ajo për Klan Kosovën.

“Mbështetja e BE-së për stabilitetin dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor mbetet një prioritet”, tha ndër të tjera Hipper.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.