Kanë kaluar 11 vite nga bllokada e famshme e Kuvendit në vitin 2014. Sot jemi në vitin 2025 dhe skenat e ngjashme po përsëriten. Deri më 23 maj 2025 janë mbajtur mbi 20 seanca të Kuvendit të ri, por ende nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit.
Partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar Albulena Haxhiun për postin e kryetares së Kuvendit, por nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për ta zgjedhur. Opozita vazhdon të kundërshtojë emrin e saj, duke bllokuar çdo përpjekje për ta përmbyllur këtë proces,shkruan Raporto24
Në këtë kontekst, rikthimi në deklaratat e udhëheqësve të vitit 2014 – Albin Kurti, Isa Mustafa, Visar Ymeri, Jakup Krasniqi dhe Hashim Thaçi – të cilët komentonin bllokadën e atëhershme, ofron një pasqyrë të fuqishme për reflektim mbi zhvillimet politike të tanishme. disa prej tyre sot ndodhen në Hagë, përballë drejtësisë ndërkombëtare,shkrusn Raporto24