E lavdishme dhe frymëzuese është rruga që ka zgjedhur Qendresa Kluna, vajza e dëshmorit të atdheut, Naim Kluna. Me përkushtim të madh dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie, ajo ka zgjedhur profesionin fisnik të mësueses – për të ndërtuar gjenerata të arsimuara dhe të përkushtuara ndaj kombit,shkrusn Raporto24
Çdo mëngjes, Qendresa ndalet pranë portretit të babait të saj, dëshmorit Naim Kluna, për të marrë forcë e frymëzim në rrugën e saj jetësore. Ai që dha jetën për lirinë e Kosovës, sot jeton në misionin që e bija po e vazhdon me krenari dhe devotshmëri.
Postimi prekës i Qendresës në Facebook, ku shfaqet me lule në dorë pranë portretit të të atit, dëshmon për lidhjen e pashkëputshme shpirtërore me babain dhe përkushtimin për të mbajtur gjallë idealet për të cilat ai ra dëshmor.
Qendresa është shembull i gjallë i trashëgimisë që nuk shuhet, por rritet përmes dashurisë për dijen, atdheun dhe kujtimin e të rënëve për liri./Raporto24