No menu items!

Nga marrëdhënia me Luizin dhe aludimet për lidhje jashtë te mbështetja e Butrintit, tezja e Kiara Titos flet për herë të parë

Këngëtari Luiz Ejlli shprehu që në ditët e para në “BBV” një pëlqim për Kiarën duke qëndruar çdo ditë afër, ndërkohë që jashtë shtëpisë është komentuar mbi dyshimet se moderatorja ka një partner apo faktin që ish i dashuri i saj, këngëtari Butrint Imeri ka shfaqur mbështetje për të nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ditën e sotme moderatorja e “Big Brother Vip Fan Club”, Megi Pojani intervistoi tezen e Kiarës, që iu përgjigj shumë dyshimeve të publikut.

Pjesë nga intervista:

Pyetje: Kë do më shumë aty brenda, pas Kiarës?

Tezja e Kiarës: Efin, sepse Kiara e ka mikeshë shumë të mirë

Pyetje: Si e shikon në marrëdhënien me Luizin, e mendon në një lidhje të mundshme jashtë shtëpisë?

Tezja e Kiarës: Unë për momentin e shoh si një shok shumë të mirë, dhe mua më jep kënaqësinë e të parti me Luizin tërë kohës, të kujdesit që ai tregon për Kiarën. Kiara ka shumë nevojë për njerëz që e bëjnë të qeshë dhe Luizi ia ka arritur.

Pyetje: Të duket simpatik Luizi?

Tezja e Kiarës: E bën tipi, karakteri simpatik.

Pyetje: Kur e shikon, thua sa i mirë është apo sa e bezdis Kiarën?

Tezja e Kiarës: Në këto momente nuk them as sa i mirë është, as sa e bezdis. Shoh që e bën Kiarën të qeshë dhe është shumë e rëndësishme për mua që Kiara të qeshë.

Pyetje: Po prindërit e Kiarës çfarë mendojnë për Luizin?

Tezja e Kiarës: Kur e shikonim Prime në fillim, thoshin po e bezdis shumë Luizi, po i rri shumë ngjitur. E kishte këtë problem (i ati), thoshte i rri shumë ngjitur gocën sime, sikur nuk ka femra të tjera aty. Por, tani jo. Mendoj se u pëlqen loja e atyre të dyve

Pyetje: Ti e njeh shumë mirë Kiarën, por a mund të themi që në këtë pikë ti e ke humbur totalisht busullën dhe papritur një mëngjes mund të zgjohesh dhe të shohësh që Kiara është puthur me Luizin

Tezja e Kiarës: Jo (qesh)

Pyetje: E keni diskutuar para se të fillonte BBV që të mos krijojë lidhje aty brenda?

Tezja e Kiarës: Po, unë i thash të lutem mos krijo lidhje sepse e di që Kiarën kushdo ta shohë, çdo mashkull, do t’i afrohet, nga pamja dhe më pas nga tipi, karakteri dhe mirësia që ajo ka. I thash mos bëj lidhje aty brenda nëse dikush do të të ngjitet. Absolutisht jo, tha Kiara. Megjithatë aty është tjetër gjë, ajo po ndihet shumë mirë.

Pyetje: Është diskutuar një lidhje e mëparshme e Kiarës, për të cilën ajo vetë ka folur ka folur publikisht, me Butrint Imerin. Butrinti e ka mbështetur publikisht, si u ndjeve ti?

Tezja e Kiarës: U ndjemë shumë mirë për mbështetjen që ai i dha. E vlerësuam shumë.

Pyetje: Thuhet se do të futet brenda. Do të doje të futej?

Tezja e Kiarës: Në këto momente edhe nëse futet, ata janë shokë shumë të mirë, kështu që nuk përbën asnjë lloj ndryshimi.

Pyetje: Është diskutuar për një lidhje të Kiarës jashtë shtëpisë. Është aluduar shumë…

Tezja e Kiarës: Kiara ka hyrë vetëm dhe po luan vetëm!

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.