No menu items!

“Nga miqësia që kishit s’e kisha besu që iu shoh kështu”, ish-kolegu me postim prekës për personin që u vra dje në Malishevë

Disa të shtëna me armë zjarri që dyshohet se u shkrepën nga Isuf Zogaj, e lanë të vdekur në vend shokun e tij, Avni Basha, mëngjesin e djeshëm në fshatin Banjë të Malishevës. I dyshuari është dorëzuar në stacion policor dhe tashmë është dërguar në mbajtje, ndërsa për vdekjen tragjike të të riut ka pasur reagime të shumta, raporton Gazeta Sinjali.

Një qytetar i cili kishte punuar më parë në të njëjtin vend me Zogajn dhe Bashën, ka shprehur pikëllimin e tij për ngjarjen tragjike.

Ai ka përmendur miqësinë mes dy personave të përfshirë, duke thënë se është e pabesueshme që mund të vihej deri në këtë situatë.

“Nga miqesija qe kishit ju nuk e kisha besu qe do ju shihna keshtu ish koleg e mi Ngushllime Familjes shokve edhe kolegve edhe ish kolegte nga Bechtel-Enka R7 R6 Pusho ne paqe Avni Basha”, shkroi ai në Facebook.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ekipi mjekësor i Emergjencës, konstatoi vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 07:15 është raportuar se në  fshatin Banjë-Malishevë, viktima mashkull  i moshës madhore është gjetur pa shenja jetë, dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri. Ekipi mjekësor i cili ka dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e tij. Një person, po ashtu mashkull i moshës madhore, është dorëzuar në Stacionin Policor në Malishevë dhe nga hetimet e para dyshohet se i njëjti, për motive ende të panjohura, ka qëlluar viktimën me armë zjarri”, tha Elezaj për Sinjalin.

Dje janë publikuar edhe pamje ku i dyshuari dhe viktima shihen se kanë punuar së bashku në sektorin e ndërtimtarisë.

Sipas informacioneve që posedon Sinjali, ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti verbal për motive banale mes dy personave të përfshirë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.