Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë një lajm inspirues në rrjetet sociale, duke theksuar suksesin e kompanisë Koshi Group në Prizren, e cila prodhon anije dhe jahte moderne të standardeve botërore.
“A e keni ditur se në Kosovë prodhohen edhe anije? 🇽🇰 Made in Kosova, gati për botën!”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka vlerësuar kompaninë si simbol të vërtetë të inovacionit dhe mjeshtërisë kosovare, duke theksuar se nga veturat elitare sportive deri te mjetet lundruese, puna e tyre ka arritur në industri e kontinente të ndryshme.
Presidentja shtoi se kur talenti kosovar bashkohet me punën e palodhshme dhe inovacionin, nuk ka kufi për sukses/Raporto24/