No menu items!

Nga Spalletti te Conte: Amir Rrahmani përsërit magjinë – dy tituj në tri vite me Napolin në Serie A

Napoli është shpallur kampion i Serie A, duke triumfuar me rezultat 2-0 ndaj Cagliarit – një fitore ku kontribut dha edhe Amir Rrahmani me një asist të jashtëzakonshëm.

Java e 38-të e sezonit shënoi fundin e këtij edicioni për napolitanët e drejtuar nga Antonio Conte. Ata arritën ta mposhtin Interin në garën për titull, edhe pse zikaltërit fituan gjithashtu 2-0 ndaj Comos.

Napoli e nisi takimin me intensitet të lartë, duke rrezikuar disa herë portën e shqiptarit Alen Sherri, që mbron për Cagliarin.

Goli i parë erdhi në minutën e 42-të, kur Mattia Politano asistoi për Scott McTominay, i cili shënoi me një goditje akrobatike.

Në minutën e 51-të, Amir Rrahmani asistoi nga mbi 60 metra për Romelu Lukakun, i cili finalizoi saktë për 2-0. Pas këtij goli, e gjithë stoli i Napolit dhe trajneri Conte shpërthyen në festë, ndërsa Rrahmani ndau një përqafim simbolik me Lukakun si dy kampionë të vërtetë.

Fitorja 2-0 mjaftoi që Napoli të siguronte titullin kampion për herë të katërt në histori në Serie A.

Ky është titulli i dytë i Rrahmanit me Napolin, pas triumfit të parë para dy sezonesh nën drejtimin e Luciano Spallettit.

Napoli e mbyll sezonin me 82 pikë, një më shumë se Interi, ndërsa Antonio Conte ka ndërtuar një skuadër jashtëzakonisht konkurruese brenda futbollit italian.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.