No menu items!

Ngjarja e dhimbshme për familjen Susuri në Prizren, ky është 46-vjeçari që u gjet pa shenja jete

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Vlashnje në Prizren ku një burrë 46-vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen Susuri, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Blerimit, raporton Sinjali.

Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi nga Policia Rajonale në Prizren.

Ai tha se dyshohet se 46-vjeçari ka kryer vetvrasje me pistoletë e cila është gjetë pranë trupit të pa jetë.

Policia me urdhër të prokurorit ka bërë egzaminim e vendit të ngjarjes dhe ka marr të gjitha provat, ndër to edhe një pistoletë me 24 fishek”, tha Bytyqi

Pas përfundimit të vendit të ngjarjes trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.