No menu items!

Ngjarje e rëndë: Kjo është 51-vjeçarja që u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Gjakovë

Gazeta Sinjali raportoi sot për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku një grua është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se viktima është Duda Belaj, 51-vjeçare e cila kishte jetuar e vetme në shtëpi.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se posa rasti është denoncuar, ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërkohë edhe njësitet policore kanë intervenuar, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur edhe hetimet.

Rastin është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Raportohet se viktima femër kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë saj. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, deklaron Policia.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.