No menu items!

Ngjarje si në filma në Gjakovë, ky është burri që mbajti peng gruan dhe mikun nën kërcënimin e armës

Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që nën kërcënimin e armës,  ka mbajtur peng në shtëpinë e tij gruan dhe vëllanë e saj.

Indeksonline mëson se i dyshuari është Gëzim Gashi i lindur në vitin 1977, i cili ka kërcënuar dhe mbajtur peng gruan e tij Emine Gashin dhe vëllanë e saj Idriz Hasanaj.

Rastin në polici e ka raportuar njëri nga viktimat Idriz Hasanaj, i cili ka arritur të ikte nga vendi i ngjarjes, teksa motra e tij Emine Gashi po mbahej peng ende nga bashkëshorti i saj në shtëpinë e tij.

Gruaja e cila nën kërcënimin e armës është mbajtur peng nga bashkëshorti i saj, është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Gjatë ndërhyrjes, dhe kontrollit të realizuar në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri automatike e cila dyshohet se është përdorur në rast dhe 54 copë fishekë.

Në vendngjarje po ashtu është gjetur dhe sekuestruar edhe një sasi e vogël e dyshuar substancë narkotike.

Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti “Privim i kundërligjshëm i lirisë“ dhe “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim i paautorizuar të armëve”, përderisa i dyshuari është ndaluar në mbajtje për procedura të mëtejshme. ./Indeksonline

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.