Nis kontrolli i mjeteve të rënda në rajonin e Prishtinës: Policia dhe Ministria e Infrastrukturës zbatojnë planin operativ

Policia e Trafikut Rajonal në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës – Drejtorinë e Rrugëve, ka nisur zbatimin e një plani operativ me fokus kontrollin e mjeteve të rënda, konkretisht kamionëve, në rajonin e Prishtinës.

Ky plan ka për qëllim rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, parandalimin e aksidenteve që përfshijnë mjete të rënda dhe sigurimin e respektimit të standardeve ligjore dhe teknike që rregullojnë këtë kategori automjetesh.

Kontrollet po zhvillohen në pika të caktuara me rëndësi strategjike, ku po verifikohen gjendja teknike e mjeteve, pesha e ngarkesës, dokumentacioni përkatës si dhe respektimi i orarit të drejtimit nga ana e shoferëve.

Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë kujdes, të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së përgjithshme rrugore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU