No menu items!

Nis Liga e Shkollave në Prishtinë 

0 prill, 2025 – Ka nisur sot edicioni i parë i Ligës së Shkollave, projekt ky i përbashkët i Komunës së Prishtinës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili po zbatohet nga organizata “Prishtina Tournament”.

Ky projekt gjithëpërfshirës synon jo vetëm zhvillimin e garave mes nxënësve, por edhe promovimin e vlerave thelbësore që futbolli i ofron rinisë – bashkëpunimin, respektin, disiplinën dhe ndershmërinë sportive. Në këtë ligë marrin pjesë 44 shkolla fillore të ulëta dhe 13 shkolla të mesme nga Komuna e Prishtinës.

Liga e Shkollave është projekt në kuadër të strategjisë së FFK-së për masovizimin e futbollit dhe shërben si mundësi e mirë për të identifikuar talentët e rinj, për të ndërtuar ura miqësie ndërmjet shkollave dhe për të përçuar mesazhin se futbolli është mjet i fuqishëm për edukim dhe përbashkim të brezave të rinj.

Ndeshja hapëse e kësaj gare u zhvillua ndërmjet SHFMU “Dardania” dhe SHFMU “Faik Konica” në një atmosferë të jashtëzakonshme të krijuar nga nxënësit e SHFMU “Dardania”, derisa në ditët në vijim do të vazhdojnë përballjet e tjera ndërmjet shkollave pjesëmarrëse.

Të pranishëm në ceremoninë hapëse ishin edhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, si dhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, të cilët përshëndetën këtë nismë të përbashkët për zhvillimin e sportit në shkolla.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.