No menu items!

Nis shitja e armës inteligjente që shkrep vetëm në duart e pronarit, këto janë çmimet

Pronësia e armëve ka qenë dhe vazhdon të jetë një temë debati në Shtet e Bashkuara të Amerikës nga grupe të ndryshme. Një pjesë mendon se kjo ka të bëjë me lirinë personale, e një pjesë tjetër besojnë se numri i rasteve tragjike mund të bie nëse reduktohet përdorimi i tyre, raporton Reuters, transmeton Sinjali.

Në startupin amerikan Biofire, besojnë se një armë mund të përdoret vetëm nga pronarët e saj dhe nëse bie një revole në duart e dikujt tjetër s’mudn të përdoret për sulme apo vrasje.

Biofire Smart Gun ka dalë me këtë opsion, duke e përdorur të njëjtin të njëjtën si për telefona. Pra, arma mund të përdoret vetëm nga pronari i saj, deri në pesë persona (duke i përfshirë anëtarë të familjes) të cilët mund të regjistrohen për të përdorur biometrikën.

Një armë e tillë është shfaqur në tregun amerikan javën që po lëmë pas dhe siç thuhet nga kompania, një model është i shitur dhe dërgesat do të fillojnë në fund të këtij viti.

Çmimi i modelit bazë është 1500 dollarë dhe janë dy versione më të shtrenjta dhe kushtojnë 1900 apo edhe 2500 dollarë.

Secili prej këtyre modeleve lejon personalizim, siç është zgjedhja e ngjyrës apo konfigurimi i armës për majtakë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.