Dion Kabashi ka bërë historinë me skuadrën e tij, BRG Oeversee në Austri. Dy skuadrat që dominuan tërë sezonin në ligën studentore u përballën në finalen e madhe.
Skuadra ku luan talenti kosovar arriti fitore me rezultat 2-0. Skuadra nga Graci BG/BRG Oeversee arriti titullin e parë në histori dhe një nga më meritorët ishte talenti istogas
Në 1985, me legjendën e Sturm Graz, Markus Schopp në skuadër, ata humbën finalen kundër BG/BRG Völkermarkt dhe ju deshën afro 40 vite për të arritur këtë sukses. Kabashi është talenti më premtues i skuadrës dhe i kërkuar nga skuadra të nivelit të lartë në futbollin austriak.


Me paraqitjet e mira, Dioni së shpejti pritet të marrë ftesën edhe për paraqitjen tek grupmoshat e Kosovës.


