Një grua e moshuar sot në orët e mëngjesit është kafshuar nga qentë endacakë në Prishtinë.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
“Një rast e kemi pas në mëngjes. Një grua e shtyrë në moshë kafshime nga qeni”, ka thënë Syla.
Ai po ashtu tha se pas trajtimit pacientja është lëshuar për në shtëpi.
Telegrafi është munduar të marrë më shumë informacion edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës dhe është në pritje të një përgjigje. /Telegrafi/