Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Sot rreth orës 12:00 në rrugën Prishtinë- Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve ( dy vetura dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti deklaroi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, theksoi ajo./Telegrafi/