No menu items!

Një motër si Khloe Kardashian – dashuria familjare që nuk mungon kurrë!

Kush ka motra, botën e ka – thotë një fjalë e urtë popullore, dhe këtë më së miri po e dëshmon vetë Khloe Kardashian, e cila edhe pse nuk ishte pjesë e Met Gala 2025, nuk i kurseu fjalët e dashurisë dhe mbështetjes për motrat e saj.

Në disa video të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, Khloe shihet e lumtur, duke brohoritur nga shtëpia për Kim dhe Kylie, të cilat dukeshin mahnitëse gjatë parakalimit në tapetin blu – një risi historike për Met Gala, pasi ishte hera e parë që u përdor një tapet i tillë në vend të të kuqit tradicional.

Ajo që e bëri momentin edhe më të ëmbël, ishte fakti që fëmijët e Kim dhe Kylie ishin aty me tezen e tyre Khloe, duke ndjekur me admirim pamjet e mamasë dhe hallës në televizor. Një atmosferë e ngrohtë dhe shumë “Kardashian-style”!

Për ata që nuk e mbajnë mend, Khloe bëri debutimin e saj të parë në Met Gala në vitin 2022, e veshur me një fustan ngjyrë ari që e bënte të dukej si një Marilyn Monroe moderne, plot shkëlqim dhe elegancë. Ndonëse këtë vit zgjodhi të qëndrojë në shtëpi, Khloe konfirmon edhe një herë se mbështetja për familjen është gjithmonë prioritet, dhe kjo e bën atë një motër për t’u admiruar. Prive by Liberta Spahiu

VIDEO👇🎥

https://vm.tiktok.com/ZMBESfXRj/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.