No menu items!

Një person gjendet i vdekur në afërsi të parkut “Karagaç” në Pejë

Një person është gjetur pa shenja jete këtë të premte, në afërsi të parkut “Karagaç” në Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 13:00, policia është njoftuar se në lagjen ‘Karagaç’, në afërsi të parkut, një person është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes ka dal policia dhe ambulanca”, ka thënë shkurtimisht Gashi.

Më shumë detaje nuk kanë dhënë as nga Prokuroria Themelore në Pejë, veçse kanë konfirmuar që trupi është dërguar për obduksion.

“Trupi i gjetur do të dërgohet për obduksion, fillimisht për të kuptuar për identitetin e personit, e më pas edhe për të kuptuar shkakun e vdekjes”, ka thënë për Telegrafin, prokurori Ersan Qavolli. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.