No menu items!

Një shofere i shpëtoi “për pak centimetra shtypjes nga vinçi” – nga ku gjeti vdekjen një person dhe u lënduan tre të tjerë

Janë publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur një shofere shpëtoi për pak nga më e keqja.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një rast kur ishte rrëzuar një vinç, nga i cili kishte mbetur i vdekur një person dhe ishin lënduar tre të tjerë.

Më 4 prill, ekuipazhet në qytetin amerikan të Fort Lauderdale, Florida, ishin në proces të rritjes së lartësisë së vinçit kur një pjesë e tij “u lirua”.

Dhe si pasojë, një punëtor ndërtimi ka humbur jetën pasi ka rënë me pjesën e vinçit.

Dy prej të plagosurve u dërguan në spital, ndërsa një i tretë u trajtua në vendngjarje. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.