No menu items!

Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, me një simptomë të re dalluese

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një mutacion i ri i Covid-19 i quajtur Stratus (më parë i identifikuar si Xfg) po përhapet me shpejtësi nëpër shtete evropiane, duke zëvendësuar variantin Nimbus. Ky variant ka treguar aftësi më të madhe për t’u shmangur nga antitrupat.

Stratus ishte përhapur fillimisht në Indi gjatë stinës së pranverës dhe një nga shenjat më karakteristike të tij është ngjirja e zërit. Në ndryshim nga variantet e mëparshme, ku humbja e nuhatjes dhe shijes ishte shenjë e zakonshme, pacientët tani raportojnë kryesisht dhimbje fyti, kollë të thatë dhe zë të ngjirur.

Në Britaninë e Madhe, njerëzit e infektuar po ankohen për dhimbje të forta fyti dhe vështirësi në gëlltitje, përveç simptomave të tjera si ethet, lodhja, dhimbjet muskulore dhe bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes.

Sipas të dhënave, përqindja e rasteve me variantin Stratus në Evropë është rritur nga 10.6% në 16.7%, ndërsa në Azinë Juglindore ky variant përbën tashmë 68.7% të rasteve. OBSH-ja apelon për ndërmarrjen e masave të veçanta për të adresuar paqartësitë rreth ndikimit dhe shpërndarjes së këtij mutacioni. /Alb info

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.