No menu items!

Njerëz me maska e mbështetës të Putinit sulmojnë protestuesit në Beograd

Ashtu sikurse në komunat veriore të Kosovës, njerëz të veshur me maska dhe me fanella me shkronjën “Z” janë shfaqur në Beograd

Anëtarët e “Patrullës së Popullit” sulmuan disa njerëz që morën pjesë në protestën, “Serbia kundër dhunës” dhe goditën reporterin e mediumit N1 që raportonte nga vendi i ngjarjes

Së pari, një burrë u ndoq nga një grup para Kuvendit të Serbisë dhe një i ri i maskuar e goditi me një send në fytyrë.

Së pari, një burrë u ndoq nga një grup para Kuvendit të Serbisë dhe një i ri i maskuar e goditi me një send në fytyrë.

Pas kësaj, njëri nga ta ka ndjekur reporterin e N1 që raportonte gjatë incidentit.

Sipas gazetarit N1, në mesin e sulmuesve ishin edhe anëtarët e Patrullës Popullore, Damnjan Knezheviq dhe Ilija Vuksanoviq, të cilët gjatë protestave të mëparshme sulmuan edhe liderin e “Kreni-Promeni”, Savo Manojloviq.

Ata me vete kishin edhe pankarta të lidhura me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin dhe shkronjën “Z”, simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Njerëz që bartnin fanella me shkronjën “Z” dhe me maska në fytyrë, kujtojmë se ditë më parë kanë sulmuar në Zveçan pjesëtarë të KFOR-it, ku kanë lënduar 25 prej tyre. /Telegrafi/

Mbështetësit e Putinit, grupe me maska sulmojn gazetarët në protestën kundër Vuçiqit

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.