No menu items!

Njerëzit duhet të përgatiten për luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë, thotë zyrtari lartë i NATO-s

Një ndër zyrtarët kryesor të NATO-s ka paralajmëruar se civilët në Perëndim duhet të përgatiten për luftë të gjithanshme me Rusinë.

Admirali holandez, Rob Bauer, kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, tha se gjersa tashmë forcat e armatosura po përgatiten për shpërthimin e një lufte, qytetarët duhet të jenë gjithashtu gati për një konflikt që do të kërkonte një ndryshim të rëndësishëm në jetën e tyre.

Duhet të kuptojmë se nuk është e qartë se jemi në paqe. Dhe kjo është arsyeja pse ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë. Por, diskutimi është shumë më i gjerë. Është gjithashtu baza industriale dhe gjithashtu njerëzit që duhet të kuptojnë se ata luajnë një rol”, pohoi ai.

Admirali tha se Suedia kishte bërë gjënë e duhur duke i bërë thirrje popullit që të përgatitet për luftë, raporton skynews.

Paralajmërimi i zyrtarit vjen përpara nisjes së stërvitjes më të madhe të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, pasi aleanca po përgatitet për një luftë të mundshme të forcave ruse.

Rreth 90 mijë trupa do të bashkohen në stërvitjen “Steadfast Defender” që do të zgjasë deri në muajin maj. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.