No menu items!

Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

Ngjarjen e raportuar nga gazeta online Reporteri.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 09 :00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si lëndim i rëndë trupor”, ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Kushtrim Geci i cili është në arrati, nuk e ka këtë problemin e vetëm me ligjin. Ai bashkë me vëllanë e tij Albanin janë të njohur për autoritetet e sigurisë në vend, dhe dyshohen se janë të përfshirë në disa vepra penale, nder-vite.

Ata bashkë dyshoheshin se kishin therur me thikë dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, në shtator të vitit 2015. Për therjen e dy aktivistëve të Vetëvendosjes të “Qafa”, Prokuroria e Shtetit atyre u kishte ngritur aktakuzë, shumë muaj pasi kishte ndodhur ngjarja.

Të njëjtit, para  shumë vitesh ishin akuzuar edhe për një rast sulm në shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi, në kohën kur ai ishte kryeministër.  Por, dyshimet për vëllezërit Geci i kishte hedhur poshtë EULEX-i, pak kohë pasi ndaj tyre kishte ngritur aktakuzën.

E një vit më vonë, Kushtrim Geci, po me thikë, kishte kërcënuar një polic derisa ky i fundit po i shqiptonte gjobë për kundërvajtje në trafik, shkruan Reporteri.net.

Me fjalët: “Kujna po ia shkrun t`i q… robt”, i ishte drejtuar Kushtimi policit M.V., derisa ai ishte duke i shqiptuar tiketë për kundërvajtje. E më pas e kishte nxjerrë edhe thikën për ta kërcënuar policin që kishte shpëtuar pa plagë falë kolegut të tij që kishte ndërhyrë duke e arrestuar Gecin.

Por, ky i fundit ishte lëshuar në procedurë të rregullt nga Prokuroria e Shtetit, përkundër se ishte recidivistë.

Kushtrim Geci, përveç për veprimeve kriminale, njihet edhe si i afërt me personazhet e shoëbizz-it në Kosovë. Madje, për të ishte raportuar se kishte qenë edhe në lidhje dashurie me një këngëtare të njohur.

Telashe me drejtësinë, sikur të bijtë, ka pasur edhe vetë Sabit Geci. Ish-komandanti i UÇK-së, në korrik të vitit 2011 ishte dënuar më 15 vjet burgim për krime lufte. Gjykata e Qarkut e Mitrovicës, Gecin e kishte gjetur fajtorë për vrasje dhe keqtrajtime të të burgosurve në Kukës dhe Cahan, gjatë viteve të luftës 1998-1999.

Në shkurt të vitit 2017, Sabit Geci ishte liruar nga burgimi, pas një vendimi të Ministrisë së Drejtësisë që i ndërpreu vuajtjen e dënimit për krime lufte, me arsyetimin se ai vuan nga një sëmundje dhe i duhet trajtimi mjekësor adekuat. /Reporteri.net/.

Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.