No menu items!

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë intensifikon masat për siguri në trafik

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë është duke zbatuar në vazhdimësi plane operative, me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion, bazuar në analizën e situatës në trafik dhe planifikimet vjetore.

Fokusi kryesor është parandalimi i shkeljeve më të rrezikshme në komunikacionin rrugor, si:

tejkalimi i shpejtësisë së lejuar,përdorimi i telefonit gjatë ngasjes,mosrespektimi i sinjalizimit dhe përparësisë,tejkalime në vende të ndaluara, ngasja nën ndikimin e alkoolit,mospërdorimi i rripit të sigurisë dhe transporti i pasigurt i fëmijëve etj.

Nga 1 janari deri më 9 prill 2025, janë shqiptuar 11 969 gjoba, janë sekuestruar 522 patentë shoferë si masë mbrojtëse dhe janë mbajtur 5 ligjërata në shkolla në kuadër të planit “Siguria e nxënësve në rrugë”. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, është vërejtur përmirësim i ndjeshëm në aspektin e sigurisë në rrugë:

▪︎ aksidentet me lëndime trupore janë ulur me 28%,
▪︎ numri i të lënduarve ka rënë me 26%,
▪︎ aksidentet me dëme materiale janë zvogëluar me 21%,
▪︎ numri total i aksidenteve është ulur për 27%.

Këto rezultate dëshmojnë efektshmërinë e masave parandaluese dhe rritjen e vetëdijes në trafik. Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me përkushtim patrullimet dhe aktivitetet edukative, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik. Apelojmë tek të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve në rrugë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.