No menu items!

Njoftim me rëndësi për nesër në Gërmi

Nesër më 1 maj qytetarët nuk do të mund të shkojnë në Gërmi me vetura meqë Komuna e Prishtinës ka vendosur që të ndalojë ato për shkak të “rendit dhe mbarëvajtjes” për Ditën e punëtorëve.

Atje do të mund të shkojnë përmes trafikut urban, ndërsa ka përjashtime për disa kategori.

“Me qëllim të ruajtjes së rendit dhe mbarëvajtjes së aktiviteteve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve – 1 Maji, është lëshuar urdhëresë nga Kryetari i Kryeqytetit, përmes së cilës:

Ndalohen të gjitha automjetet private në drejtim të parkut “Gërmia”, përveç:

Autobusëve të linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”

Automjeteve të Policisë, KFOR-it dhe EULEX-it

Automjeteve të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”

Inspektorëve komunalë dhe autoriteteve të lejuara

Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4”./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.