No menu items!

Njoftim për mërgimtarët, rregullat e kalimit për qytetarët e huaj në Slloveni

Mijëra mërgimtarë janë duke u kthyer në shtetet ku jetojnë e punojnë pasi kaluan disa javë pushimi në Kosovë. Rritja e numrit të rasteve me Covid-19 ka bërë që të ndryshojnë rregullat e qarkullimit në shumë shtete.

Sllovenia është njëra nga ato shtete që ka shtrënguar masat e qarkullimit.

“Të gjithë të huajt që hyjnë në Slloveni, që nga 15 korriku duhet të tregojnë një nga dokumentet e mëposhtëm:
– Certifikatë Covid, e cila konfirmon se jeni vaksinuar dhe se kanë kaluar të paktën 14 ditë nga vaksinimi i dytë.
OSE
– Një dokument që konfirmon se keni vuajtur nga Covid në 6 muajt e fundit.
OSE
– Një konfirmim të printuar (SMS ose email është i pamjaftueshëm) i një PCR negative ose testi të shpejtë të antigjenit, transmeton albinfo.ch. Testi PCR nuk duhet të jetë më i vjetër se 72 orë dhe testi i shpejtë jo më i vjetër se 48 orë.

Fëmijët nën 15 vjeç të cilët shoqërohen nga prindërit e tyre janë të liruar nga certifikata e testit.

KUJDES: DERI MË DATËN 22 GUSHT 2021 KJO NUK VLEN PËR UDHËTARËT TRANZIT.
Ndërsa më pas, duke filluar nga 23 gushti, këto dispozita zbatohen edhe për udhëtarët tranzit” thuhet në njoftim./Indeksonline/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.