Komuna e Prishtinës përmes një postimi ka njoftuar se këtë të shtune do të testohet alarmi publik në kryeqytet.
Alarmi do të testohet me fillim nga ora 12:05 dhe do të ketë kohëzgjate dy herë nga 30 sekonda.
Më poshtë njoftimi i plotë:
“Të nderuar qytetarë,
Ju njoftojmë se testimi i radhës i sistemit të Alarmit Publik do të bëhet me datë 02.12.2023 (e shtunë) ora 12:05 më zë të një trajtshëm dy here nga 30 sek.”, thuhet në njoftimin e komunës./