No menu items!

“Njohja e shtetit palestinez është detyrim moral”, Macron: Europa duhet të ashpërsojë qëndrimet ndaj Izraelit

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se njohja e një shteti palestinez nuk është vetëm një “detyrim moral”, por edhe një domosdoshmëri politike.

Sipas France24, duke folur nga Singapori Macron ka bërë thirrje që vendet evropiane të forcojnë qëndrimin kolektiv kundër Izraelit nëse nuk ka përmirësim urgjent të situatës humanitare në Rripin e Gazës.

“Duhet të veprojmë në orët dhe ditët në vijim,” raportohet të ketë thënë Macron, ndërsa presioni ndërkombëtar ndaj Izraelit po rritet për shkak të krizës akute të urisë në Gaza. Ai poashtu ka paralajmëruar se nëse nuk ka reagim të duhur nga ana izraelite, Evropa duhet të ndërpresë iluzionin se të drejtat e njeriut po respektohen dhe të vendosë sanksione.

Bëhet e ditur se kreu i shtetit francez ka theksuar se njohja e një shteti palestinez duhet të vijë me kushte, përfshirë çarmatosjen e Hamasit dhe njohjen e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe për t’u mbrojtur.

Deklarata e Macron vjen nga një turne diplomatik në Azinë Juglindore, ku fillimisht vizitoi Vietnamin e Indonezinë. Ai së bashku me presidentin indonezian Praboëo Subianto, kanë lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët kundër planeve izraelite për të marrë kontrollin e Gazës dhe çdo përpjekjeje për të “shpërngulur me forcë popullin palestinez nga atdheu i tyre”.

Kujtojmë se Gaza po vazhdon të përballet me një situatë katastrofike humanitare. Edhe pse ndihmat kanë nisur të hyjnë sërish pas më shumë se dy muaj bllokadë nga Izraeli, ekspertët paralajmërojnë se uria e plotë kërcënon një në pesë banorë të territorit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.