No menu items!

Noizy sot feston ditëlindjen, kaq vite jetë mbush!

Sot është një ditë e vecantë për Noizy-n. Reperi i njohur shqiptar feston sot 37 vjetorin e lindjes.

Ai ka marrë urime të shumta nga të afërmit, miqtë e kolegët, ndërsa nuk kanë munguar as të fansave të tij, shkruan Raporto24.

Noizy njihet për shumë projekte e bashkëpunime që u kthyen në hite. Së fundmi ai është duke shijuar bashkëpunimin e tij me Dhurata Dorën ‘Kallma’ e cila numëron miliona klikime në ‘Youtube’.

Reperi nga Shqipëria lindi në Sukth të Durrësit, ndërsa një pjesë të mirë të jetës e kaloi edhe në Londër, dhe më pas u rikthye në vendlindje për të ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU