No menu items!

Nora Gjakova e fiton medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e artë në “Grand Slam Baku 2023”.

Xhudistja kosovare e mposhti në finale gjeorgjianen Eteri Liparteliani për të triumfuar në kategorinë deri në 57 kilogramë, shkruan “Gazeta Express’.

Paraprakisht, Gjakova në xhiron e parë ishte e lirë, kurse në xhiron e dytë ajo e mposhti me Ippon, pasi e mbajti për 20 sekonda, garuesen nga Polonia, Arleta Podolak.

Në xhiron e tretë mposhti me thyerje të dorës për Ippon, garuesen gjermane, Seija Ballhaus.

Garuesja nga Peja në gjysmëfinale e mposhti me Ippon, e zuri në mbajtje për 20 sekonda, garuesen turke, Hasret Bozkurt.

Paraprakisht, medalje të argjendtë fitoi garuesja tjetër kosovare, Distria Krasniqi. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.